Një fotografi fantastike. Nuk është imazh i shkëputur nga ndonjë skaj i panjohur i globit, është pamje e fotografuar në Shqipëri.
Kolonia e flamingove është fotografuar pikërisht në Zvërnec nga Arian Mavriqi. Pas shtegtimit masiv për shkak të gjuetisë së paligjshme të vitit 1997, prej pak vitesh flamingot dhe shpendët e tjerë të mbrojtur janë rikthyer në “habitatin” e tyre natyral.
Flamingot e bardha, me një ngjyrë karakteristike janë fotografuar dhe janë publikuar në faqen e Facebook-ut, “Zvërneci”, transmeton G.SH.