Sezoni 2024-2025 për Chelsea u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra londineze siguroi kualifikimin në Champions League, fitoi Conference League dhe së fundi triumfoi edhe në Botërorin për klube.
Në këtë turne të fundit në Amerikë, skuadra e Chelsea mundi 3-0 në finale PSG, me Cole Palmer protagonist. Ai realizoi dy gola dhe 1 asist në finale. “Padyshim që është një ndjenjë e mrekullueshme sepse të gjithë dyshonin para ndeshjes”, tha Palmer.
Sulmuesi anglez foli për trajnerin Enzo Maresca: “Ai po ndërton diçka të veçantë, diçka të rëndësishme. Ndihem sikur po shkojmë në drejtimin e duhur. Për finalen ai hartoi një plan të shkëlqyer loje dhe fituam”.
“Jemi një ekip shumë i ri dhe mendoj se me përforcimet e kryera mund të shkojmë edhe më përpara. Ky sezon ka qenë një leksion i mirë për ne, me ulje-ngritje por edhe me objektiva të realizuara”, tha Palmer.
“Fituam shumë përvojë që besoj se do të na shërbejë për të ardhmen. Punojmë, stërvitemi dhe mësojmë për të qenë edhe më të mirë. Ky grup premton shumë për të ardhmen dhe besojmë në të tjerë trofe”, deklaroi Palmer.
The post Palmer: Trajneri Maresca po ndërton diçka të rëndësishme te Chelsea, ky grup premton shumë appeared first on Telesport.