Palmer nuk grumbullohet për Carabao Cup: Ende nuk jam kthyer në formën time më të mirë

Cole Palmer ka pranuar se ende nuk është kthyer në formën e tij më të mirë, pavarësisht golit të tij që ndihmoi Chelsea të fitonte 2-0 ndaj Everton në “Stamford Bridge”. Sulmuesi shënoi në ndeshjen e tij të parë si titullar në pothuajse katër muaj, ndërsa “blues” u rikthyen në katër ekipet e para të Premier League.

Pavarësisht rikthimit të tij të shkëlqyer, Palmer mbeti i kujdesshëm, duke thënë se ende po përballet me dëmtimin në ijë, i cili ka bërë kërdinë me sezonin e tij deri më tani.

Nuk do të thoja se jam në formën time më të mirë ende. Po përballem ende me një lëndim. Shpresojmë që të përmirësohet gjithnjë e më shumë, por ka ende shumë për të bërë”, u shpreh Cole Palmer.

Lojtari do të mungojë sot në Carabao Cup: “Situata po përmirësohet. Gjërat që kam bërë me fizioterapistët në klub po japing efekt. Është thjesht çështje, por të mos nxitohemi. Është thjesht një gjë e përditshme. Shpresojmë që të përmirësohet“.

Kam qenë i lënduar për tre muaj, thjesht duhet të kthehem në formë të plotë. E di se çfarë mund të ofroj kur të jem plotësisht në formë, kështu që shpresoj të arrij atje së shpejti“, përfundoi sulmuesi Cole Palmer.

The post Palmer nuk grumbullohet për Carabao Cup: Ende nuk jam kthyer në formën time më të mirë appeared first on Telesport.