Nuk është e lehtë të komentosh një humbje 6-1 në shtëpi, por Raffaele Palladino nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse ta përgëzojë Bayern Munich: “Para së gjithash i bëjmë komplimentet kundërshtarit, sepse është një ekip shumë e fortë. Në disa momente bavarezët janë vërtet të papërballueshëm dhe më kanë impresionuar shumë.
Nuk kam parë kurrë lojtarë që e japin topin gjithmonë në mënyrën dhe shpejtësinë e duhur. Sonte lojtari më i mirë në fushë ishte publiku. I falënderoj tifozët që na mbështetën deri në fund, pavarësisht kësaj humbjeje që na dhemb, por do të na ndihmojë të rritemi”.
Trajneri shtoi se nuk do ta ndryshonte qasjen: “Do të luaja sërish në të njëjtën mënyrë, sepse mentaliteti dhe qëndrimi ynë na kanë sjellë deri këtu. Nuk duhet ta ndryshojmë natyrën tonë”.
Për ndikimin në kampionat, Palladino tha: “Kjo skuadër ka treguar gjithmonë se di të reagojë ndaj humbjeve. Jam i sigurt se që të shtunën do të reagojmë, edhe pse përballemi me një ekip shumë të fortë si Interi. Iu thashë lojtarëve ‘mbajeni kokën lart’. Përballë kishim një ekip të jashtëzakonshëm, me dy anësorë shumë të fortë si Olise dhe Luis Diaz. Jam krenar për djemtë; në jetë ose fiton, ose mëson”.
The post Palladino: Bayern Munich do të shkojë deri në fund, është i papërballueshëm appeared first on Telesport.










