Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë kësaj vizite Lekaj ka takuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në këto takime i pari i Infrastrukturës përveç që ka diskutuar për temat që ldihën me infrastrukturën, me Metën dhe Berishën ka diskutuar edhe për aktualitetin politik në dy vendet.
Ministri Lekaj i ka informuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po punon drejt lidhjeve të reja infrastrukturore nga Kosova në Shqipëri.