Pako të Haribos tërhiqen nga tregu pasi rezultojnë me kanabis

Haribo po tërheq nga tregu pako me ëmbëlsirat e saj në Holandë, pasi në disa prej tyre u gjet kanabis.

Disa persona raportuan se ndiheshin keq pasi kishin ngrënë nga një pako 1 kilogramëshe Haribo e llojit “Happy Cola F!ZZ”.

Agjencia holandeze për sigurinë e ushqimit ka raportuar se “mostra u morën dhe kanabis u gjet në to”, raportoi BBC.

Sipas agjencisë, kanabis u gjet në tri pako, por Haribo po e tërheq të gjithë stokun si masë paraprake.

Haribo ka thënë se siguria e konsumatorëve të tij është me prioritet të lartë dhe se këtë incident po e shqyrton me seriozitet.