Dafina Zeqiri ka surprizuar fansat e saj këtë të enjte me publikimin e këngës më të re, të titulluar “Inshallah”, një projekt që vjen në një nga momentet më të rëndësishme dhe delikate të jetës së saj – teksa ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë.
Dafina vjen me një pamje të natyrshme dhe elegante, duke përcjellë përmes skenave të videoklipit jo vetëm bukurinë e shtatzënisë, por edhe forcën shpirtërore dhe besimin që mbart çdo grua në këtë periudhë të jetës.
Kënga “Inshallah” është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë dhe të kujdesshëm artistik, me tekst dhe melodi nga Sardi Mneri, Deyzoh dhe Rron Krasniqi.

Videoklipi është realizuar nga produksioni kreativ “Sekuencë”, që njihet për estetiken e rafinuar dhe ndjeshmërinë artistike.
Titulli “Inshallah” (nëse do Zoti) mbart një domethënie të thellë dhe universale, një shprehje shprese, lutjeje dhe pranimi të rrjedhës së jetës.

Me zërin e saj të ngrohtë dhe tekstin e ndjerë, Zeqiri njëherazi prek dhe frymëzon publikun.
“Inshallah” pritet të bëhet një nga projektet më të dashura të artistes, jo vetëm për vlerën artistike, por edhe për autenticitetin dhe ndjeshmërinë që e përshkon nga fillimi në fund. /Telegrafi/