Pak para Botërorit, futbollisti i njohur e mbyll njëherë e mirë me Anglinë. Shoku i Brojës

Kyle Walker ka bërë të ditur ditën e sotme tërheqjen e tij përfundimtare nga kombëtarja e Anglisë. Mbrojtësi i djathtë 35-vjeçar numëron 96 ndeshje me Anglinë, duke përfaqësuar kombin e tij në Kupat e Botës 2018 dhe 2022, si dhe në tre Kampionate Evropiane radhazi, në 2016, 2021 dhe 2024.

Walker ishte pjesë kyçe e skuadrës së Gareth Southgate, e cila humbi në finalen e madhe ndaj Italisë në Euro 2021 dhe u shpall nënkampione e Europës dhe, si dhe në Euro 2024, ku këtë herë humbi përballë Spanjës.

Walker gjithashtu dha kontributin e tij të rëndësishëm në Botërorin e vitit 2018, ku Anglia shkoi deri në gjysmëfinale. Walker debutoi me Anglinë në nëntor të vitit 2011 në ndeshjen në “Wembley” ndaj Spanjës, në atë kohë trajner ishte Fabio Capello. Ndeshja e tij e fundit ishte humbja miqësore 3-1 ndaj Senegalit në qershor 2025.

Walker tashmë do të jetë i përqëndruar vetëm në nivel klubesh, ku aktualisht është pjesë e ekipit të Burnley.

The post Pak para Botërorit, futbollisti i njohur e mbyll njëherë e mirë me Anglinë. Shoku i Brojës appeared first on Telesport.