Pak mbi 150 mijë banorë, shkruhet historia. Ja kombi më i vogël që kualifikohet në Botëror

Curaçao shkroi historinë, me barazimin 0-0 në transfertë ndaj Xhamajkës u bë kombi më i vogël në botë, sipas popullsisë, që kualifikohet ndonjëherë në fazën finale të Kupës së Botës. Sipas zyrës qendrore të statistikave të vendit, Curaçao ka 156.115 banorë dhe e mbylli grupin B të kualifikimeve të “Concacaf” në vend të parë, pa humbje.

Skuadra arriti suksesin historik pa trajnerin Dick Advocaat, 78 vjeç, i cili u kthye në Holandë për arsye familjare. Ai vendos një rekord; verën e ardhshme do të jetë trajneri më i moshuar që drejton një kombëtare në Botëror. Ndeshja ishte dramatike, pjesa e dytë zgjati rreth 56 minuta, me Xhamajkën që goditi dy shtylla, por Curaçao e mbrojti pikën vendimtare.

Shumica e lojtarëve luajnë në Holandë, përfshirë Armando Obispo (PSV) dhe Livano Comenencia, ish-lojtar i Juventus Next Gen. Po ashtu u kualifikuan Panamaja dhe Haiti (pas 52 vitesh). Deri tani, rekordin e kombit më të vogël për nga popullsia, që kualifikohej në finalet e Botërorit, e mbante Islanda me pak mbi 350 mijë banorë, në “Rusia 2018”.

The post Pak mbi 150 mijë banorë, shkruhet historia. Ja kombi më i vogël që kualifikohet në Botëror appeared first on Telesport.