Pas më shumë se një dekade pjesëmarrjeje, personazhi i dashur Pajtesa i thotë lamtumirë serialit të njohur humoristik “Çka ka shpija”.
Aktorja Fiona Gllavica ka ndarë emocionet e saj përmes një postimi prekës në rrjete sociale, duke treguar se episodin e parë e ka xhiruar në vitin 2015, ndërsa sot episodin e fundit e ka parë me dy fëmijët e saj.
Ajo falënderoi publikun për mbështetjen ndër vite, kolegët që i konsideron si familje të dytë dhe veçanërisht Naser Rafunën për rrugëtimin e përbashkët artistik.
Me humor e nostalgji, Gllavica zbuloi se nga kostumografia ka kërkuar disa sende të Pajtesës si kujtim, përfshirë qorapet e bardha me shtiklla, lirën, trenerkat e episodeve të para dhe xhemperin e saj të preferuar, shkruan “Kosovarja”













