“Paguaje borxhin o borxhli i keq”, punëtorët e “Pastrimit” protestojnë para Komunës së Prishtinës

Situata me bërllokun në shumë lagje të Prishtinës është alarmante.

Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për këtë situatë, duke e bërë edhe më të vështirë menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

Mirëpo, sot punëtorët e “Pastrimit” kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata kanë mbajtur në duar pankarta ku shkruhet “Paguaje borxhin o borxhli i keq”, “Mos bëj politikë me dështimin tënd”, “Na lër të punojmë”, raporton Zeri.info.

Kujtojmë se kreu i Prishtinës Përparim Rama ka thënë se janë angazhuar disa kompani alternative për t’i marrë mbeturinat në kryeqytet.