Shoqata e Lojtarëve të MLS (MLSPA) publikoi sot listën e pagave të yjeve të saj, ku Lionel Messi ndodhet bindshëm në krye.
Ylli argjentinas i Inter Miamit fiton rreth 20.45 milionë dollarë në vit, gati dyfishin e lojtarit të dytë më të paguar në kampionat. Kjo shifër i referohet pagës së kontratës që ka pasur deri para ditësh, jo asaj të re.
Inter Miami, si pritej, është klubi që shpenzon më shumë në të gjithë MLS-në, me një total prej 48.97 milionë dollarësh për paga. Diferenca është aq e madhe, sa tejkalon buxhetet vjetore të 15 klubeve të tjera në ligë.
Ky klub dominon edhe në listën individuale të pagave:
Lionel Messi (Inter Miami) – 20.45 milionë dollarë
Son Heung-Min (LAFC) – 11.15 milionë dollarë
Sergio Busquets (Inter Miami) – 8.78 milionë dollarë
Miguel Almiron (Atlanta United) – 7.87 milionë dollarë
Hirving Lozano (San Diego FC) – 7.63 milionë dollarë
The post Pagat në MLS, zbulohen shifrat! Messi fiton më shumë se dy pasuesit e tij! Inter Miami, rekord appeared first on Telesport.



 
															






