Pagat e periudhës së Covid-19, Ronaldo triumfon ndaj Juventusit në gjykatë

Cristiano Ronaldo ka fituar ndaj Juventusit në gjykatë. Sipas “Repubblica”, gjyqtari i punës në Torino i ka dhënë të drejtë ish-lojtarit bardhezi, duke konfirmuar vendimin arbitral. Klubi nuk mund të marrë mbrapsht 9.7 milionë euro të paguara Ronaldos gjatë periudhës së Covid-19, gjithashtu duhet të paguajë 80.000 euro për shpenzimet e padisë për apelim.

Juventusi kërkonte shfuqizimin e vendimit të tre arbitrave Gianroberto Villa, Roberto Sacchi dhe Leandro Cantamessa, të cilët vendosën që klubi duhej t’i paguante Ronaldos disa muaj paga bruto, që ai nuk i kishte marrë për shkak të reduktimeve gjatë pandemisë. Shumat ishin pezulluar për shkak të marrëveshjeve mes klubit dhe lojtarëve.

Ronaldo kishte kërkuar pothuajse dyfishin e shumës dhe kishte fituar në arbitrazh katër muaj më parë. Juventusi apeloi në gjykatë, por gjyqtari i punës në Torino i dha sërish të drejtë futbollistit, i përfaqësuar nga avokati i tij John Shehata.

The post Pagat e periudhës së Covid-19, Ronaldo triumfon ndaj Juventusit në gjykatë appeared first on Telesport.