Premtimi i kryeministrit Albin Kurti për ndarjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik pritet të realizohet në fund të këtij muaji.
Anëtari i Komisionit për Buxhet e Financa, njëherësh edhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka deklaruar të premten se paga e 13-të do të ekzekutohet më 31 mars.
“Njoftim për qytetarët. Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, pasi që kohëve të fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje. Urime!”, ka shkruar ai.










