Padia 4 miliardë euroshe ndaj UEFA-s, kërkesë e paprecedentë e Real Madridit për dëmshpërblim

Real Madridi ka nisur procedurat ligjore kundër UEFA-s dhe presidentit të saj, Aleksandr Ceferin, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 4 deri në 5 miliardë euro për pengimin e krijimit të Superligës Europiane. Klubi madrilen, tashmë i mbetur vetëm pas tërheqjes së Barcelonës, akuzon UEFA-n për “abuzim me pozitën dominuese”, siç e ka konfirmuar edhe Gjykata e Drejtësisë së BE-së dhe më pas Tribunali provincial i Madridit.

Sipas Florentino Perez, ndalimi i projektit ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike dhe imazhi, duke penguar fitimet e parashikuara dhe ulur reputacionin e klubit. Presidenti i bardhë është i vendosur të vazhdojë betejën ligjore edhe pa mbështetjen e klubeve të tjera.

Real Madridi pretendon se UEFA refuzoi çdo përpjekje për marrëveshje mbi transparencën e qeverisjes, qëndrueshmërinë financiare dhe përmirësimin e përvojës së tifozëve, përfshirë edhe transmetimet falas e globale, si në Botërorin e Klubeve.

The post Padia 4 miliardë euroshe ndaj UEFA-s, kërkesë e paprecedentë e Real Madridit për dëmshpërblim appeared first on Telesport.