Pacolli i LDK-së publikon pamje: Njeriu i pushtetit mori grant 100 mijë euro nga Ministria e Pecit dy vite më parë, toka s’u punua

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka publikuar pamje nga një përfitues i një granti prej 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë.

Ai ka thënë se njeriu i pushtetit, Enver Bajrami, është pronar i kompanisë e cila ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, nga Ministria e Bujqësisë.

Pacolli ka publikuar pamje nga nga toka ku është supozuar që përfituesi i grantit të kryejë investimin e tij, por çdo gjë është djerrinë dhe në pamje shihet se asgjë nuk është punuar, edhe pas dy vitesh.

Ai i ka bërë thirrje Ministrit Faton Peci që të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024, për Masën 1, Nënmasën 1.1a – Arra dhe lajthia.

Enver Bajrami kishte qenë kandidat për Kuvend Komunal nga VV-ja në Viti.

Ai kishte përfituar grant për ngritjen e një pemishtje me arra.

Postimi i plotë:

Njeriu i pushtetit, Enver Bajrami, është pronar i kompanisë Galaxy AE l.l.c. Kompania e cila ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci.

Ju lutem, shikoni pamjet dhe gjykoni vetë:

A është punuar ndonjë gjë tash e dy vite?

Ku kanë përfunduar fondet e grantit ?
Po ashtu, i bëj thirrje Faton Pecit që të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024, për Masën 1, Nënmasën 1.1a – Arra dhe lajthia.

Pse nuk po e publikon?
Çfarë po fsheh?
7 raste 700 mijë euro.
Vazhdon…