Pa trajner, por Chelsea planifikon goditjen e bujshme. 160 milionë euro për yllin problematik

Edhe pse ende nuk ka zgjedhur trajnerin e ri pas shkarkimit të Enzo Maresca, drejtuesit e Chelsea-s duket se kanë nisur që tani nga puna për merkaton e verës së ardhshme.

“The Guardian” zbulon se Chelsea po planifikon transferimin e Vinicius Junior, për të cilin është gati të ofrojë 160 milionë euro, shifër brenda pritshmërive të Real Madridit.

Sipas raportimit në fjalë, Chelsea do të tentojë transferimin e anësorit brazilian që në merkaton e janarit, por shanset më të mëdha janë në merkaton e verës.

Në anën tjetër, Vinicius Junior është në bisedime me Real Madrid për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2027, por deri tani nuk ka tym të bardhë, pavarësisht dëshirës së mirë të dy palëve.

Drejtuesit e Real Madridit nuk pranojnë kushtet e brazilianit, i cili kërkon të jetë më i paguari në ekip plus bonuse të tjera. Nëse te Real Madrid nuk janë të gatshëm për të plotësuar kushtet e brazilianit, këtë gjë duket se mund ta bëjë Chelsea fare mirë.

The post Pa trajner, por Chelsea planifikon goditjen e bujshme. 160 milionë euro për yllin problematik appeared first on Telesport.