Pa stadium, Gjilani në kolaps: Nuk po na vijnë lojtarët në klub

Problem po kanë edhe të bindin lojtarët e ekipeve të zhvilluara pasi që s’kanë stadium.

Këtë problem thotë që e kanë klubi i futbollistik Gjilani, përfaqësuesi i klubit Drilon Sylejmani.

Sipas tij klubi humbi shumë nga koha që mbetën pa zhvilluar lojërat në stadium e pa shikues, pasi filluan punimet në 2017 e tani e asaj kohe mbetën pa financa nga marketingu e biletat.

Pasi që asnjë biznes nuk do bënte reklamë në një klub që ska stadium për të promovuar vetën e në një klub ku s’ka shikues e që s’mund të ia sheh kush përveç lojtarëve kundërshtarë.

E jo vetëm këto dyja janë humbjet që po kanë Sylejmani thotë që po humbin është shumë mundësi për të blerë lojtarë të ri ngase futbollistët profesional nuk dëshirojnë të luajnë në kushte të tilla.

Sylejmani kërkon që projekti stadiumi të ndryshohet ngase nuk është aspak modern.

Ky shpreson që grupi punues ku janë tashmë të bëjë të mundshme ndryshimin e projektit.

Nga Kf Gjilani thonë që jo vetëm mbuloja është ajo që mungon në projekt edhe ndriçimi nuk është sipas standardeve të avancuara.

Ky bënë thirrje që pasi është publikuar kontrata punimet të fillojnë nga fusha pastaj punët tjera në mënyrë që të kthehen sa më shpejtë në stadiumin që klubi Gjilani e quan Agim Ramadani.