Pa shpenzuar asgjë, Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Luis Diaz

Liverpool luajti ditën e djeshme dy miqësore ndaj Athletic Bilbao, të cilat i fitoi të dyja. Të parën me rezultatin 4-1 dhe të dytën me rezultatin 3-2. Në ndeshjen e parë, surpriza më e madhe ishte djaloshi Rio Ngumoha, autor i golit të parë dhe dha asistin në golin e dytë të Darwin Nunez.

16-vjeçari po konsiderohet te Liverpool si zëvendësuesi ideal i Luis Diaz në krahun e majtë, kolumbiani u transferua te Bayern Munich për 75 milionë euro pak ditë më parë. Dhe gjithë këto ditë, pyetja ka qenë kush do e marrë vendin e Luis Diaz.

Mesa duket, Arne Slot e ka vendosur që më parë, që këtë vend do ia besojë djaloshit 16-vjeçar, ndaj dhe nuk kundërshtoi fare për largimin e Luis Diaz. Edhe pse ende një “fëmijë”, Ngumoha të habit me pjekurinë që tregon në fushë dhe aftësinë për të depërtuar pa probleme në zonën e kundërshtarit.

Rio Ngumoha nuk përfaqëson vetëm të ardhmen: edhe pse është vetëm 16 vjeç, ai tashmë po provon se mund të jetë pjesë e së tashmes së Liverpool dhe është e sigurt që sezonin e ri do flitet dhe do dëgjojmë shumë për të.

The post Pa shpenzuar asgjë, Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Luis Diaz appeared first on Telesport.