Pa paralajmërim nga menaxhmenti i ulet paga minatorëve të Trepçës, iu ndryshohet pagesa për rrezikshmëri

Qytetarët e Kosovës çdo ditë po përballen me ngritje të çmimeve në produktet bazë.

Në kohën kur qytetarët po shpresojnë se të ardhurat mujore do të shënojnë rritje, minatorët e Trepçës në ditët e fundit e kanë marr lajmin për të kundërtën.

Pa paralajmërim nga menaxhmenti, dy kategorive punuese në ‘Trepçë’ i është ulur paga, duke iu ndryshuar pagesa për rrezikshmëri.

Këtë e konfirmoi për lajmi.net,Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi.

“Po, është e vërtetë. Në dy kategoritë punuese, ka ndryshim në pagesën e rrezikshmërisë.”, u shpreh Jonuzi.

Verën e kaluar, minatorët e Trepçës po ashtu ishin përballur edhe me vonesa të pagave, ku kishin kaluar disa muaj derisa kishte filluar ekzekutimi i pagave.

Qeveria Kurti në në fushatën e vitit 2021 kishte premtuar ringjalljen e minierës së “Trepçës”, por fatkeqësisht, gjendja veç se është rënduar.

Përpos që s’kanë mundur ta ringjallin “Trepçën”, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ishte ankuar për numrin e madh të punëtorëve në minierë.

Vitin e kaluar, në një mbledhje të qeverisë, Kurti ishte shprehur kështu: “Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepçës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerra. Duket se ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”./lajmi.net/