Presidentja Vjosa Osmani do të mbajë një konferencë për media pas përfundimit të takimeve me liderët e partive parlamentare.
Pasi takoi krerët e partive shumicë, Osmani nga ora 15:00 kishte në plan takimin me partitë e komuniteteve joshumicë.
Tre krerët e partive opozitare, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, dolën para mediave pas përfundimit të takimit dhe bënë me dije se nuk ka pasë ndonjë rezultat drejt zhbllokimit të Kuvendit.