OVL UÇPMB: Presim që Lugina t’i bashkohet Kosovës

Përmes një komunikate, Organizata e Veteranëve të Luftës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, presin që përmes marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi, lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës.
Komunikata e plotë:
KOMUNIKATË
Gjatë historisë shqiptarët autokton në Kosovën Lindore pakënaqësinë e tyre për statusin politik e kanë shprehur në forma të ndryshme. Kulminacioni i kësaj rezistencë ka qenë dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë (UÇPMB).
Historia më e re e shqiptarëve vullnetin politik të shqiptarëve të këtyre trojeve e ka shprehur me dëshirën për bashkangjitjen me Kosovën. Në kalendarin historik lufta e UÇPMB – së është momenti më i ndritur i vetëdijes kombëtare me sakrificën e bijëve dhe bijave më të reja, në radhë e së cilës ranë edhe dëshmorët e kombit.
Më 17, Janarë, 2004, u themelua Shoqata për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Njerëzore (SHRKVNJK), e shndrruar më vonë në OVL E UÇPMB – së. Themelimi i kësaj shoqate ishte i një rëndësie të veçantë. Ajo u përkujdes që të ruaj trashëgiminë materiale kulturore historike të vlerave të rezistencës së armatosur të shqiptarëve të Kosovës Lindore për të realizuar vullnetin politik dhe të drejtën për bashkim kombëtarë me Kosovën.
Shoqata ka monitoruar të gjitha përpjekjet e Brogradit për ta fshirë nga memorja rezultatin e luftës së UÇPMB – së. Janë evidentuar, burgosjet, presionin politik ndaj ish – pjesëtarëve të luftës, është reaguar ndaj subjekteve politike shqiptare të cilat për interesa të ngushta janë orientuar politikisht drejt integrimeve më shumë me karakter lokal se sa atë kombëtarë, janë shënuar data të rëndësishme të kësaj lufte, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, akademi prkujtimore, përkujdesi me ndihma humanitare për familjet e dëshmorëve dhe ish ushtarëve e invalidëve të OVL e UÇPMB – së, etj.
Edhe në këtë përvjetorë përfitojmë nga rasti që t’ i falënderojmë të gjithë ata që mbështetën aktivitetet tona nga shoqata, individë vendorë e bashkëatdhetarë të shoqatave e xhamive të xhemateve në diasporë.
Atëherë edhe sot me vëmendje po përcjellim zhvillimet politike. Kemi kërkuar dhe vazhdojmë të mbështetim me mjete paqësore çdo përpjekje për korigjimin e padrejtësive historike ndaj popullit shqiptarë dhe statusit të pazgjidhur politik të shqiptarëve autokton të këtyre trojeve. Jemi mobilizuar në të gjitha takimet që po zhvillohen para fillimit të bisedimeve për arritjen e një marrëveshje historike në mes Prishtinës dhe Beogradit, me shpresë se statusi politik i shqiptarëve të këtyre trojeve do të negociohet në këto bisedime. Jemi bë pritje që këto bisedime do të fokusohen për të gjetur një zgjidhje përfundimtare me Luginën e Peshevës brenda territorit të shtetit të Kosovës.
17. 01. 2019.
Preshevë.
Kryetar i OVL UÇPMB
Nazmi Hajredini.