Dega e OVL UÇK-së në Mitrovicë ka reaguar pasi Gjykata Themelorë ne Mitrovicë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Rafet Ibishit.
Në reagim thuhet se kjo masë është e papranueshme pasi thuhet se Ibishi nuk ka qenë fare i përfshirë në incidentin me kryeshefin e ri të ndërmarrjes Trepça, shkruan Fokusi.info.
“Deklarimet publike të Qeverisë janë të papranueshme se si kjo Qeveri atë që e paralajmëroi ditë më parë në fushtë kryeministri Kurti u realizua nga ministri i Punëve te Brendshme Xhelal Sveçla dhe satelitët e tyre. Kjo dëshmon se kësaj Qeverie i pengon çdo gjë që ka të bëjë me te kaluarën e lavdishme të UCK”, thuhet në reagim.
Dega e OVL UÇK-së në Mitrovicë ka ftuar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë të verifikojnë faktet që sipas tyre dëshmojnë se Ibishi nuk ka qenë i përfshirë në incident.
Tutje në reagim kërkohet lirimi i Rafet Ibishit në të kundërtën paralajmërohen protesta.
Reagimi i plotë:
R E A G i M Kurti paralajmëroi, Sveçla e realizoi Sot gjykata ka vendosur masën e paraburgimit ndaj Rafet Ibishit kryetar i OVL UCK dega në Mitrovicë. Për ne si OVL UCK është e papranueshme masa e paraburgimit ndaj z. Ibishi, mbi pretendimet e përfshirjes të z Ibishi në incidentin e ndodhur dy ditë më parë në Trepçë, për të cilin incident z. Ibishi nuk ka qenë fare i përfshirë në incidentin me kryeshefin e ri të ndërmarrjes Trepça. Deklarimet publike të Qeverisë janë të papranueshme se si kjo Qeveri atë që e paralajmëroi ditë më parë në fushtë kryeministri Kurti u realizua nga ministri i Punëve te Brendshme Xhelal Sveçla dhe satelitët e tyre. Kjo dëshmon se kësaj Qeverie i pengon çdo gjë që ka të bëjë me te kaluarën e lavdishme të UCK. Për më shumë ftojmë Policinë e Kosovës dhe Prokurorin të verifikojnë faktet, e të cilat dëshmojnë se Rafet Ibishi nuk ka qenë i përfshirë në këtë incident duke mbetur me shpresë që niveli qendror mos të ushtroj ndikim mbi organeve e hetuesisë dhe gjykatës. Si Organizatë kërkojmë lirimin e z. Ibishi, përndryshe OVL- UÇK paralajmëron edhe masa të tjera siç janë edhe protestat për lirimin e kryetarit të OVL -UÇK dega në Mitrovicë Rafet Ibishi. Sinqerisht! Dega e OVL e UÇK-së – Mitrovicë./Fokusi.info/