OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Qeverisë Kurti

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protesta ndaj Qeverisë Kurti.

Ai shkroi në Facebook të mërkurën se protestat janë të pashmangshme, por për kohën dhe formën tha se do të njoftojë.

Kjo vjen pas publimit të përgjimeve ku Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke biseduar me Listën Serbe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe projektligjin për pensionet e veteranëve.

Më poshtë edhe postimi i plotë: