OVL-UÇK nesër mban konferencë për media

OVL-UÇK ka njoftuar se ditën e nesërme më 13 maj do të mbajë konferencë për media.

Konferenca nis në orën 12:00 në Hotel Emerald.

“Në një kohë kur zërat kundër vlerave të luftës po shtohen, ju ftojmë të mos u jepet hapësirë interpretuesve të historisë sonë, por të jeni aty ku thuhet e vërteta, aty ku flasin përfaqësuesit legjitimë të asaj që kemi kaluar si popull”, shkruhet në njoftimin për media të OVL – UÇK-së.

Më herët OVL – UÇK reagoi për vizitën e kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë.

Ata vlerësuan se ardhja e saj në Kosovë është një fyerje e rëndë ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit.