Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së po ndjehet plotësisht e injoruar nga Qeveria e Kosovës.
Në mbledhjen e mbajtur të OVL-së, ndër të tjera është diskutuar injorimi që po i bëhet nga ana e Qeverisë qoftë për rritje të pensioneve të këtyre kategorive, qoftë për aktivitete të zyreve, qoftë për rehabilitim në banja, qoftë për shkak të problemeve teknike që kanë këto kategori e nuk mund të pajisen me vërtetime nga zyra për kategoritë e dala nga lufta etj.
Sipas OVL-së, injorimi po bëhet për shkak të mosgatishmërisë së kryeministrit Kurti për t’u takuar.
“Sa i përket kësaj, u vendos që të kërkohet edhe një takim urgjent me kryeministrin Kurti, e nëse nuk realizohet, do të shqyrtohen masa të tjera të reagimit” thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.
Në mbledhjen e Organizatës është diskutuar edhe për procesin gjyqësor të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë, i cili u konsiderua si i padrejtë.
Postimi i plotë:
KOMUNIKATË
Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër të tjera u diskutuan edhe këto çështje:
1. Kryesia e OVL UÇK-së konsideron se procesi gjyqësor në Hagë ndaj pjesëtarëve të UÇK-së dhe OVL të UÇK-së është i padrejtë dhe qëndron prapa qëndrimeve të dhëna vite më parë sa i përket pseudodrejtësisë ndërkombëtare;
2. OVL e UÇK-së, sa i përket çështjes së veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të luftës, diskutojë edhe injorimin që po ua bënë Qeveria e Kosovës kërkesave të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, qoftë për rritje të pensioneve të këtyre kategorive, qoftë për aktivitete të zyreve, qoftë për rehabilitim në banja, qoftë për shkak të problemeve teknike që kanë këto kategori e nuk mund të pajisen me vërtetime nga zyra për kategoritë e dala nga lufta etj, injorim ky që as nuk po diskutohet, për shkak të mos gatishmërisë së Kryeministrit Kurti për t’u takuar. Sa i përket kësaj, u vendos që të kërkohet edhe një takim urgjent me kryeministrin Kurti, e nëse nuk realizohet, do të shqyrtohen masa të tjera të reagimit;
3. OVL UÇK, diskutojë edhe rreth aktiviteteve që do të bëhen për festat e Nëntorit.