OVL UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot nderoi dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të cilët prehen të qetë në Kompleksin Memorial në Koshare, pikërisht në përvjetorin e fillimit të Betejës së Koshares.

“Kjo ditë shënon një nga kapitujt më të lavdishëm të luftës sonë çlirimtare, ku bijtë më të mirë të kombit dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot.

Lavdi e përjetshme trimave që ranë në këtë betejë!”, njofton Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.