Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen që ka marrë thirrja për protestën paqësore të paralajmëruar më 7 gusht, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, transmeton KosovaPost.
Në një komunikatë publike, OVL UÇK thotë se reagimi i gjerë i qytetarëve në rrjetet sociale dhe në forma të tjera është dëshmi e një vetëdije të lartë qytetare dhe e përkushtimit për drejtësi.
“Falënderojmë të gjitha partitë politike që e kanë mbështetur publikisht protestën tonë, pjesëtarët e shoqërisë civile që janë bërë zë i arsyes, dhe mediat për hapësirën e ndershme dhe të balancuar që po i japin kësaj thirrjeje,” thuhet në deklaratën e organizatës.
OVL UÇK ka theksuar se protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë do të jetë e qetë dhe dinjitoze, si një shprehje qytetare kundër, siç e quajnë ata, padrejtësive që po u bëhen pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
The post OVL UÇK: Interesimi i madh për protestë, dëshmi e përkushtimit për drejtësi appeared first on Kosovapost.net.