OVL-UÇK i reagon gënjeshtares nga Rusia, pas deklaratës skandaloze për Reçakun

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova gjatë ditës së sotme dha një deklaratë skandaloze rreth Masakrës së Reçakut.

Zakharova tha se në këtë masakrë nuk janë vrarë civilët, por ushtarët me uniforma.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i cili në emër të organizatës e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e Zakharovas.

“Unë në emër timin dhe të organizatës reagoj fuqishëm ndaj kësaj deklarate, që është shumë e pavërtetë. Aty janë vrarë civilë. Ushtarët e UÇK-së janë vrarë në vija të frontit” tha Gucati për Indeksonline.

Tutje, ai theksoi se në atë masakër janë vrarë nga fëmijët deri tek plaku 98 vjeçar.

Kryetari i OVL-së tha se e dënojmë këtë gjuhë që ka përdorur zëdhënësja ruse.

“Ajo ka gabuar shumë dhe ne si Organizatë e Veteranëve e dënojmë gjuhën e saj që ka përdorur ndaj pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por sidomos ndaj qytetarëve të Kosovës” u shpreh Gucati.