OVL-UÇK falënderon ambasadën turke për mbështetje

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së) ka zhvilluar takim me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

OVL e UÇK-së ka falënderuar shtetin turk dhe ambasadorin për gatishmërinë, respektin dhe dëgjimin e sinqertë, duke kërkuar që Turqia të shërbejë si garanci për drejtësi dhe transparencë në proceset e Gjykatës Speciale.

Organizata ka theksuar miqësinë e gjatë mes dy popujve dhe ka shprehur besimin se kjo marrëdhënie do të vazhdojë të forcohet.