OVL e UÇK-së po përgatit protestën e 13 dhjetorit në Shkup – Fton të gjithë shqiptarët që të bashkohen në këtë protestë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL) ka bërë të ditur se po përgatiten për protestën e paralajmëruar më 13 dhjetor, e cila do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në orën 13:00.

Në një takim me kryetarët e degëve të organizatës, u diskutuan detajet e fundit për organizimin e këtij tubimi.

OVL e UÇK-së fton të gjithë shqiptarët që të bashkohen në këtë protestë.