Otamendi e zyrtarizon: Pas Botërorit 2026 nuk do të luaj më për Argjentinën

E ardhmja e Nicolas Otamendi mbetet e paqartë, si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren. Mbrojtësi, të cilit i përfundon kontrata me Benfica në qershor, nuk ka dhënë detaje për “stacionin” e ardhshëm në karrierë, por konfirmon se Botërori i 2026 do të shënojë fundin e aventurës së tij me Albiceleste.

I mbërritur në Buenos Aires të hënën, Otamendi tha: “Pas Botërorit do të mbyllet eksperienca ime me kombëtaren. Tani jam i lumtur dhe po e shijoj këtë periudhë. Do të stërvitemi, do të luajmë miqësoret dhe pastaj Botërori, trofeu më i rëndësishëm për një futbollist. Do të vazhdoj me të njëjtin mentalitet për ta mbrojtur titullin, pastaj do të mbyllet një cikël, do të bëhem tifoz i Argjentinës si të tjerët”.

Kapiteni i Benfica, i pesti më i aktivizuar ndonjëherë për Argjentinën, shmangu çdo koment për një transferim të mundshëm te River Plate: “Nuk dua të them më shumë. Kam kontratë me Benfica deri në qershor, kjo është e gjitha. Për të tjerat do të shohim”. Me mbylljen e ciklit ndërkombëtar, prioritetet mund të ndryshojnë, ndërsa ofertat ekonomike nuk mungojnë, edhe Benfica synon ta bindë të qëndrojë.

 

The post Otamendi e zyrtarizon: Pas Botërorit 2026 nuk do të luaj më për Argjentinën appeared first on Telesport.