Presidentja Vjosa Osmani është takuar edhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ky është takimi i tretë i saj në vazhdën e takimeve me krerët politikë pas ngërçit dhe mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës pavarësisht 40 tentativave.
Osmani më herët u takua me kreun e LVV-së, Albin Kurti dhe të PDK-së, Memli Krasniqi.
Në rend dite ka edhe takimin me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Këto takime vijnë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila obligon Kuvendin e ri që të konstituohet brenda 30 ditëve nga mbledhja e tij e parë. Megjithatë, që nga publikimi i këtij vendimi më 26 qershor, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e situatës.
The post Osmani vazhdon takimet, pret Abdixhikun appeared first on Kosovapost.net.