Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot e ka uruar Slloveninë për ditën shtetërore. Përmes një postimi në platoformën “X”, Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Sllovenisë ndaj të ardhmes euroatlantike të vendit, transmeton KosovaPost.
“Gëzuar festën, Slloveni!. Sot, i bashkohemi Presidentes Natasha Pirc Musar dhe të gjithë partnerëve tanë sllovenë në nderimin e udhëtimit të tyre të pavarësisë dhe progresit të jashtëzakonshëm”, shkroi ajo.
Sipas saj, Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë tonë, mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për një të ardhme më të fortë dhe më të bashkuar brenda familjes euroatlantike të kombeve.
The post Osmani uron popullin slloven për ditën e Pavarësisë: Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë appeared first on Kosovapost.net.