Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar kadetët Arlind Shefiku, Enderon Vuthaj ,majorin Gëzim Osmanin si dhe nënkolonelin Gëzim Sada të cilët kanë diplomuar në akademitë dhe kolegjet ushtarake të ShBA-së.
E para e vendit ka thënë se suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Republikën e Kosovës.
“Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bënë edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik”, ka shkruar presidentja.
Ajo i ka shpreh mirënjohje të përhershme ShBA-së, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove të Kosovës./teve1.info/
The post Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.