Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C.Osmani tha se kanë diskutuar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, dhe forcimin e e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.
“Diskutim përmbajtësor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, shkroi Osmani në Facebook.