Osmani takohet me Sekretarin Blinken: Është përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në New York, ku në kuadër të javës së nivelit të lartë ka takuar dhe ka shtrënguar duart me zyrtarë të ndryshëm.

Sot ajo njoftoi se ka shtrënguar duart me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Përmes një publikimi në rrjetin social “X”, Osmani tha se e falënderoi Blinken për mbështetjen e palëkundur të Amerikës.

“Gjithmonë është mirë të takohesh me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen liderëve në Nju Jork nga presidenti Joe Biden, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së”, shkroi ajo.