Osmani takohet me Prattipatin, diskutuan për hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati.

Osmani dhe Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, në fokus të veçantë në hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

The post Osmani takohet me Prattipatin, diskutuan për hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit appeared first on Kosovapost.net.