Osmani takohet me Kryeministrin e Japonisë, flasin për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ekonomik.

Osmani ka thënë se Kosova mbetet një partnere e besueshme dhe një zë i përkushtuar në mbrojtjen e paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit.

“Populli i Kosovës është gjithnjë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në çdo etapë të shtetndërtimit tonë, integrimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm. 🇽🇰 🇯🇵”, ka shkruar Osmani./Reporteri.net