Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se menjëherë sot gjatë ditës do të mbajë një takim konsultativ me krerët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Në konferencë për media, Osmani bëri të ditur se takimi me liderët e partive politike do të mbahet sot dhe më pas pritet të caktohet edhe data e zgjedhjeve të reja.
“Menjëherë sot do të ftohen liderët e partive për datën e zgjedhjeve, sepse siç e dini është obligim që të konsultohemi paraprakisht dhe është pasojë e nevojshme menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit që të shpallen edhe zgjedhjet e reja. Por paraprakisht duhet një konsultim formal me partitë politike dhe menjëherë pas kësaj do të caktohet data. Unë do të kem mundësi t’iu përgjigjem pyetjeve pasdite”, tha ajo.
Osmani mori vendim që të shpallë dekretin për shpërbërjen e Kuvendit pasi partitë politikë dështuan të zgjedhin presidentin e ri.










