Osmani premton se do të përfundojë mandatin si presidente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo është pyetur se a do ta përfundojë mandatin e plotë si presidente.

“Po do ta përfundojë mandatin si presidente, qytetarët më kanë votuar për 5 vjet”, tha Osmani.

Ajo ka thënë se si presidente vetëm respekton Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimet e saj.