Osmani postin e Presidentes thotë se e pa “veç si fillim, e jo si kulm”

Presidentja në largim, Vjosa Osmani ka deklaruar se marrja e detyrës si e para e shtetit pesë vite më parë nuk ishte kulmi i karrierës së saj, por fillimi.

Ajo i bëri këto komente gjatë një organizimi për Javën e Gruas në Prishtinë, pak ditë para përfundimit të mandatit presidencial.

“Kur e mora detyrën, nuk e pashë si kulm, por si fillim. Pushtetin e mora si shërbim, jo privilegj”, u shpreh Osmani.

Sipas saj, gjatë këtij pesëvjeçari “janë forcuar institucionet dhe është rritur përfaqësimi i grave në jetën publike.”