Osmani: Përgjithmonë me ju, Dardanë

Presidentja Vjosa Osmani, edhe përkundër humbjes së Kosovës ndaj Turqisë, është shprehur e lumtur me performancën e Dardanëve.

“Më afër Botërorit se kurrë, por me sukses që mbetet i gdhendhur në faqet e historisë gjithsesi”.

“Ajo që na dhanë sonte është më e madhe se një fitore: na dhanë krenari dhe emocion pa fund, por mbi të gjitha, bashkuan një komb të tërë, në Kosovë, Shqipëri e kudo që ka shqiptarë!”

“Sonte zemrat tona rrahën si një. Përgjithmonë me ju Dardanë”, shkroi Osmani.