Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencë pas Samitit të ‘Brdo-Brijunit’ duke iu referuar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq ka thënë se është brengosëse se si në shekullin 21 ende ka liderë që janë me mendsi si ajo e Sllobodan Millosheviqit.
“Nuk duhet të ketë vend në shekullin 21 për mohuesit e gjenocidit”, është shprehur Osmani, njofton KlanKosova.tv.
Ajo është shprehur se Kosova është e gatshme për ta vazhduar dialogun me Serbinë dhe në këtë aspekt është treguar palë konstruktive.
Kurse sa i përket ‘non papers’ ajo ka deklaruar se dokumente të atilla nuk do ta shtyjnë përpara çfarëdo agjende.
“Dua të siguroj secilin se pozicioni i Republikës së Kosovës është refuzimi i çdo ndryshimi të kufijve”.