Osmani për Vetëvendosjen: Sa më shumë e rrisni dozën e linçimit aq më shumë e rris punën në interes të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, pasi mbaroi mandatin si e para e vendit.

Ajo ka thënë se me partitë e tjera politike përkundër se ka pasur dallime, nuk kanë shkuar aq larg me doza të linçimit.

Osmani tha se garanton se sa më shumë e rrisin dozën e linçimit aq më shumë të e rrit punën në interes të Kosovës.

“Ne kemi pasur dallime me partitë e ndryshme sepse janë evidente pasi janë publike, por kurrë nuk kanë shkuar aq larg me metoda të linçimit, të cilat janë të rrezikshme. Sa më shumë që bëjnë gjëra të tilla ju sigurojnë që më e vendosur bëhem. Sa më shumë që e rrisin dozën e linçimit aq më shumë rris dozën e punës në interes të Kosovës”, ka thënë Osmani.