Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka përcjellë një mesazh për qytetarët duke kujtuar ditën e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, 26 vjet më parë.
Në mesazhin e saj, presidentja Osamani tha se “në tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa” kur 50 mijë ushtarë të NATO-s hynë në vend, duke ndihmuar në çlirimin e një populli të shtypur ndër shekuj. Ajo vlerësoi kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të NATO-s për kthimin e shpresës dhe guximit në vend, duke theksuar se “ata sollën dritë pas një errësire të gjatë”.
Presidentja theksoi se përkundër përpjekjeve për të rishkruar historinë, ajo mbetet e pandryshueshme.
“Një histori e shkruar me gjak nuk mund të fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps. Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme! Sepse përjetësinë ia dhanë dëshmorët e martirët e lirisë!”, ka thënë Osmani.
The post Osmani për Ditën e Çlirimit: Kosova e Lirë, përjetë krenare appeared first on Kosovapost.net.