Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Avdullah Hoti, i cili kohëve të fundit ka thënë se ajo e kishte “luftuar” në periudhën kur u arrit Marrëveshja e Washingtonit.
Në një deklarim për media, Osmani e quajti Hotin “njeriun më jorelevant”, duke thënë se nuk dëshiron të humbë kohë me të, ndërsa shtoi se akuzat për moszbatim të marrëveshjeve ndaj Kosovës vijnë vetëm nga Serbia.
Osmani kujtoi se ajo nuk ka qenë në krye të shtetit kur është arritur marrëveshja, por theksoi se tani si presidente, është duke punuar ngushtë me administratën e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
“Unë nuk kam qenë as presidente, as kryeministre në atë periudhë që të negocioja atë marrëveshje. Unë jam presidente sot dhe punoj shumë afër me administratën e presidentit Trump në mënyrë që të arrijmë një bashkëpunim të thelluar e strategjik, në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë”, tha Osmani.
The post Osmani për deklaratat e Hotit: Është njeriu më jorelevant – vetëm Serbia e akuzon Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve appeared first on Kosovapost.net.