Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se gjatë vizitës në SHBA ka diskutuar edhe për çështjet e sigurisë, duke theksuar se Serbia vazhdon të ketë qëllime destabilizuese në rajon dhe në Kosovë.
Ajo tha se ky vlerësim bazohet në informata të siguruara nga institucionet e sigurisë, përfshirë të dhëna të reja të marra në fund të muajit maj për veprimet e Serbisë në kufijtë e Kosovës.
“Në të gjitha takimet gjatë këtyre vizitave kemi folur edhe për hzvillimeit e fundit në fushën e sigurisë. Sic e dini gjatë vizitës sime kam deklaruar se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim që të destabilizoj situatën në të gjithë rajonin tonë dhe të përshkallëzoj situtaën në Kosovë. Ky vlerësim është bërë në bazë të informatave të vazhdueshme që ne si institucione i marrim nga institucionet e Republikës së Kosovës, në fund të muajit maj kemi marrë informata të reja specifike në lidhje me verimet e Serbisë në kufijtë e Kosovës”, deklaroi Osmani.
Ajo njoftoi për diskutime konkrete për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe fushat me interes të përbashkët, përfshirë edhe interesimin e administratës Trump.
“Në SHBA kemi pasur takim të rëndësishëm. Në të gjitha këto takime është konfirmuar se SHBA-të e shohin Kosovën si aleate strategjike, u rikonfirmua përkrahja për shtetin tonë, sovranitetin dhe integrimin euroatlantik dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. Gjatë këtyre takimeve kam pasur diskutime të rëndësishme dhe shumë konkrete për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe SHBA-së. Sa i përket zhvillimit ekonomik, kemi folur për fusha specifike që ka për interesim edhe administrata Trump. Po ashtu, në mesin e këtyre temave dua të veçoj diskutimin në fushën e mbrojtjes, mobilizimin tonë përmes rritjes së buxhetit të mbrojtjes, por edhe përkushtimin për të kontribuar në sigurinë globale dhe anëtarësimin në NATO. Tani i takon Kosovës që të vazhdojë me propozime edhe më konkrete. Shpresoj që sa më parë të kemi institucionet e formuara”, deklaroi Osmani.
The post Osmani pas kthimit nga SHBA: Serbia po përgatit destabilizim në kufijtë e Kosovës, informatat i kemi nga institucionet e sigurisë appeared first on Kosovapost.net.