Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës Jean-Hubert Lebet.
Në këtë takim Osmani e ka njoftuar ambasadorin Lebet për diskutimet LDK-LVV drejt një programi të përbashkët në qeverinë ardhshme.
Ajo u shpreh se prioriteti i qeverisë së ardhshme është arsimi, shëndetësia, gratë dhe rinia.
“Prioritet i kësaj qeverie do të jetë alokimi i buxhetit drejt investimit në qytetarët e Kosovës veçanërisht në arsim, shëndetësi dhe rritje të punësimit të rinisë dhe grave. Të gjitha këto arrihen vetëm nëse fillimisht garantohet sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit e korrupsionit ku krerët e shtetit, Kryeparlamentari, Kryeministri dhe Presidenti duhet të jenë vet shembuj të udhëheqësve të pakorruptuar “- tha Osmani.
Diplomati zviceran falënderoi LDK-në për qasjen konstruktive në proceset shtetformuese dhe ofroi përkrahjen e shtetit të Zvicrës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, të facilituar nga Bashkimi Evropian.