Osmani nga Qendra “Përparimi”: Çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca qëndron te dashuria

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë, në ditën kur mijëra nxënës u rikthyen në bankat e shkollës, përcjell KosovaPost.

“Sot, në ditën kur mijëra fëmijë në mbarë Kosovën kthehen në bankat e dijes me sytë plot ëndrra dhe zemrën plot gëzim, vizitova shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendrën Burimore ‘Përparimi’ në Prishtinë”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka theksuar rëndësinë e dashurisë dhe gjithëpërfshirjes për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria, përkushtimi dhe gjithëpërfshirja”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka falënderuar mësueset e kësaj qendre për punën e tyre të përditshme.

“Faleminderit mësueseve, heroinave të përditshme të këtij udhëtimi, që me durim, dije dhe zemër ndriçojnë rrugën e brezave të ardhshëm, përkundër sfidave të çdoditshme me të cilat ballafaqohen fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre”, ka thënë presidentja.

The post Osmani nga Qendra “Përparimi”: Çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca qëndron te dashuria appeared first on Kosovapost.net.